Kurti kritikon sistemin e drejtësisë, thotë se vazhdon të jetë joefikas dhe i ngadaltë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për "mungesë efikasiteti", teksa ka theksuar se persona të ndryshëm me precedent penal lëvizin lirshëm në Kosovë duke rrezikuar jetën e qytetarëve

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë e ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për “mungesë efikasiteti”.

Ai ka thënë se raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore po e konstatojnë se drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë “joefikase dhe e ngadaltë” e që përshkruhet me fenomenin e rasteve të ndryshme që shkojnë në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore.

Në lidhje me dy vrasjet e fundit në Prishtinë e Klinë, ku të dyshuarit e përfshirë kishin të kaluar kriminale, Kurti tha se ka shumë persona me precedent të shumë penalë që duke lëvizur lirshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur penalisht rrezikojnë jetën e qytetarëve. Edhe raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore kosntatojnë se drejtësia vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenonemin e rasteve të ndryshme në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, duhet të ngrihet në këmbë një shoqëri dhe të bëjë gjyqin publik që gjykatat të marrin vendime meritore.

“Nuk mungojnë rastet ekstreme të njohura për publikun ku nga burgimi i përjetshëm të shqiptuar në shkallë të parë ku instanca e fundit kishte liruar plotësisht nga akuza të pandehurin. Në shumë raste kur ndodh një krim duhet të ngritet shoqëria që të kemi vendim meritor ndaj gjykatave. Në rastin e fundit kemi shembull konkret për vrasjen e Marigona Osmanit, është dashur një shoqëri e popull i tërë ta dënojë publikisht rastin ndaj saj që të ketë vendim meritor. Niveli i besimit të qytetarëve në nivelin e drejtësisë vazhdon të jetë më i ulëti në krahasim me institucionet e tjera”, ka vijuar ai.

Për Kurtin, reforma në drejtësi është e domosdoshme, ndërsa vettingu zgjidhje.

Ai ka theksuar se këtë javë, po ashtu, pati edhe një zhvillim pozitiv për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

“Mbi 50 deputetë, senatorë e kongresistë amerikanë, evropianë në letrën e tyre drejtuar ShBA-së dhe BE-së kanë shprehur mbështetjen për Kosovën dhe kanë bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë. Jemi falënderues ndaj të gjithë përfaqësuesve politikë që janë bërë pjesë e kësaj thirrje të përbashkët”, ka theksuar Kurti.

Gjithashtu, ai e ka falënderuar edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për kontributin dhe dedikimin e pashoq ndaj Kosovës, teksa i ka uruar shërim të shpejtë e të plotë bashkëshortes së tij.

Kurti i ka uruar suksese në punën e tij si ministër i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, i cili është emëruar në vend të Armend Mehajt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika