Kurti kujton dëshmorët Bekim Gashi dhe Dalip Behra: Ranë duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës

Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve. Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Gashi dhe Dalip Behra me rastin e 24-vjetorit të rënies së tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se në atë kohë, Bekimi ishte vetëm 23 vjeçar, kurse Dalipi ishte 38 vjeçar.

Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve.

“Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës”, shkroi Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se fati i Bekimit dhe i Dalipit nuk mund të ishte ndryshe.

“Sepse Dalip Isuf Behra (1962) nga Krusha e Madhe, kishte qenë shumë aktiv në demonstrata dhe i ishte bashkuar herët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellur armatime nga Shqipëria dhe duke marrë pjesë në luftimet e Brigadës 124 të Zonës Operative të Pashtrikut”, shtoi ai.

Sipas Kurtit, ngjashëm, Bekim Ismet Gashi (1976) kishte qenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive të kohës, derisa dalja publike e UÇK-së i hapi rrugë t’i linte studimet në Universitetin e Prishtinës, për t’u mobilizuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u caktua zëvendëskomandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 124.

“Bekimi e kishte në formimin dhe përvojën e tij familjare, shembullin e babait të tij Ismet Gashit, dhe nëpërmjet babait frymëzimin e vetë ideologut politik kombëtar Profesor Ukshin Hotit, shoqërues i të cilit ishte baca Ismet. Lavdi dëshmorëve Bekim Gashi dhe Dalip Behra si dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika