Kurti kujton dëshmorët e rënë në Polac: Të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri në Polac, duke theksuar se kujtimi i tyre është një detyrim moral dhe institucional, për të mos harruar të vërtetën e për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë

Foto e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 8 prill 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri në Polac.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Nurije Kabashi- Vojvoda në Skenderaj, ku forcat serbe ia kanë vrarë disa anëtarë të familjes.

“Pas aterimit në aeroportin “Adem Jashari”, u nisa për në Polac, për të shprehur nderimin më të thellë ndaj martirëve dhe dëshmorëve të rënë për liri. Pas homazheve në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac, vizituam familjen e zonjës Nurije Kabashi Vojvoda, në Lagjen 3 të Skenderaj”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, ai ka shkruar se më 7 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë, zonjës Nurije ia kanë vrarë të atin, Emin Kabashi 59 vjeç, dhe dy vëllezërit, Islamin, 21 vjeç dhe Nehatin, 17 vjeç.

“Po ashtu, Nurijes ia kanë vrarë pak ditë më herët, më 4 prill 1999, edhe vajzën e axhës, Kumrije Kabashi, 24 vjeçare. Një ditë para se të mbushte 25 vjet. 25 vite pas, ne ishim në Polac për të kujtuar sakrificat për liri dhe betejën e vazhdueshme për drejtësi”, ka theksuar kryeministri.

Mes të tjerash, kryeministri Kurti ka thënë se “përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë”.

“Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë. Lavdi për ata që dhanë jetën e tyre për çlirim e liri”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika