Kurti kujton Elfete e Mentor Humollin, bën homazhe te monumenti përkujtimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar Elfete Humollin në 34-vjetorin e vrasjes së saj nga policia e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar Elfete Humollin në 34-vjetorin e vrasjes së saj nga policia e Serbisë, teksa po protestonte për liri dhe republikë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se më një shkurt të vitit 1990, Elfetja bashkë me vëllain e saj Mentorin dhe me shumë të tjerë, kishte marrë pjesë në demonstratë kundër pushtetit represiv të Serbisë pushtuese, që i shtypte shqiptarët në Kosovë, i burgoste mbi baza politike dhe i diskriminonte mbi baza etnike.

“Për t’i kujtuar së bashku, Elfeten dhe Mentorin, sot bëmë homazhe të monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç i Poshtëm, afër vendit ku kishte rënë Elfetja 34 vite më parë. Mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e Elfete dhe Mentor Humollit, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët. Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.

Elfetja ishte 16-vjeçare, kurse Mentori 13-vjeçar.

May be an image of 1 person, bangs and smiling

Kurti shkruan se mes shtëllungave të tymit të gazit lotsjellës, policët e Serbisë shtinë mbi protestuesit, duke i plagosur Eset Kaçiun, Ismet Krasniqin dhe Avni Retkocerin, kurse Elfetja nuk u mbijetoi plagëve.

May be an image of 2 people

“Ajo vdiq aty, teksa fjalët e fundit të saj ishin: ‘Ku është Mentori, a ka shpëtuar?!’. Mentori kishte shpëtuar dhe e vazhdoi rrugën e të njëjtave ideale të lirisë, duke u mobilizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke luftuar me uniformën e saj derisa ra dëshmor më 21 maj 1999 në betejën e Koshares”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika