Kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë, me kryeministrin Edi Rama.
Ky hap erdhi pas një seance të përbashkët ndërmjet dy kuvendeve të dy shteteve.
Në postimin e tij në Facebook, Kurti theksoi se ky bashkëpunim do të kontribuoni në rritjen e imazhit të kombit shqiptar, duke promovuar traditën e mikpritjes dhe duke dëshmuar aftësinë e shqiptarëve për të organizuar ngjarje të mëdha sportive ndërkombëtare.
“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.
Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030″, ka shkruar Kurti.