Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kryeministri Albin Kurti, në urimin e tij për 28 Nëntorin, premtoi ndërtimin e një Kompleksi Memorial ndërkombëtar për të nderuar heroizmin e Familjes Jashari në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shënuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë me një urim të veçantë, duke njoftuar progresin në projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë e këtij vendi të shenjtë për ruajtjen e kujtesës historike të heroizmit të Familjes Jashari, duke e cilësuar atë si simbol të çmimit të lirisë që populli i Kosovës e gëzon sot.

“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari”, ka shkruar Kurti.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me urimin: “Gëzuar 28 Nëntori!”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika