Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të ketë barazi sociale pa barazi gjinore.
Në një postim të fundit në “X”, Kurti ka theksuar përpjekjet e Qeverisë për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat në të dyja sektorët, publik dhe privat.
Sipas Kurtit, 51 për qind e të rinjve të punësuar përmes platformës së sponsorizuar nga qeveria, “SuperPuna”, dhe 55 për qind e përfituesve të programit për punësimin e familjeve janë gra.
“Në tre vitet e fundit, kemi mbështetur mbi 12 mijë vende pune për gra”, ka theksuar ai.
Po ashtu, ai ka theksuar se janë përdorur masa ndaj bizneseve të grave dhe janë ofruar grante dhe subvencione për programe të efiçiencës së energjisë.
Kurti ka përmendur se më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë e tyre të para bankare dhe mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat për lehoninë.
Po ashtu, ai ka theksuar se janë financuar mbi 4 mijë e 600 bursa për gra dhe vajza në fushat STEM, që tani përbëjnë 50% të studentëve në këto fusha në Universitetin e Prishtinës.
“Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, ka përfunduar Kurti.
There can’t be social equality without gender equality. That’s why our social democratic Government is constantly working to improve opportunities for women and girls, in both the public and private sectors.
So far:
🔹51% of young people employed via our government-sponsored…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 21, 2024