Kurti lë seancën, pushteti përplaset me opozitën

Ndonëse kryeministri Albin Kurti la seancën ku po mbahet vetëm një pikë e rendit të ditës, shqyrtimi i buxhetit për vitin 2025, përplasjet mes pushtetit dhe opozitës nuk u ndalën.

Replika e kundër replika më së shumti pati në mes të ministrit të Financave, Hekuran Murati me deputetët e opozitës.

E me i ashpëri ndaj Muratit ishte deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili, e ka kritikuar ministrin e Financave, për deklaratat e tij ku se Kosova është shkatërruar për dy dekada.

“Është problematike se ky debaton me fanatizëm. Nuk është i interesuar për të vërtetat. Dhe për të argumentuar mbi faktet dhe për të dal te e vërteta. Ky me fanatizëm mbron pozicionet  e veta. Edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër të ultë, me sa fytyrë del në foltore edhe iu thu njerëzve që u shkatërrua Kosova që 20 vite.

Me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyrë. E me krejt shtëpitë , shkollat e rrugët të shkathtësuara. Ti thu Kosova është shkatërruar gjatë krye 20 viteve. Kur i shtron këtu në foltore të Kuvendit, nuk ka vend për debat më”, ka thënë Hoti.

Kjo kritikë e Hotit erdhi, pasi Murati pati deklaruar se çka është shkatërruar për 20 vjet “mund të rregullohet për një mandat”.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku kritikoi Qeverinë Kurti për keqqeverisje, duke e quajtur buxhetin për vitin 2025 një planifikim të dështuar që nuk sjell përfitime për qytetarët.

Edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Hykmete Bajrami pati kritika ndaj Muratit.

Ndërkaq, deputetëve të opozitës u janë kundërpërgjigjur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Del trego sa të ka kushtuar energjia elektrike në veri. Unë po e them këtë, kush është e pavërtetë këtu, po e themi sipas pasqyrave financiare të KOST-it, 4.5 milionë 2019, 8.7 2020, 2021 52 milionë, 2022 78 milionë, 2023 33.5 milionë. Cila është e pavërtete del thuaje”, i reagoi Bajrami ministres Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika