Kurti liston “rezultatet e jashtëzakonshme” të qeverisjes së tij katër vjeçare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se qeveria që ai ka udhëhequr për katër vite ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ai ka shtuar se këto rezultate janë arritur pavarësisht krizave të ndryshme ndërkombëtare, e pengesave nga opozita, sulmet nga Serbia e edhe debatet televizive.

“Në ballafaqim me pandeminë përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa të opozitarëve në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra, përfshirë atë për çmimet tavan në produktet bazike e pavarësisht sulmeve paramilitare dhe terroriste e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim dhe përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes Qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Si sukses ka përmendur liberalizimin e vizave, përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK.

“Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri”, ka thënë ai.

Tutje kreu i ekzekutivit ka shtuar se shëndetësia publike është bërë më e mirë, më e lirë e ofrohen më shumë shërbime si dhe për herë të parë në veri po paguhet energjia e po faturohet edhe tatimi në pronë.

“Tabela ilegale dhe patentë shoferë ilegalë nuk ka më se janë konvertuar”, ka thënë ai.

Ka përmendur rritjen e pensioneve e ndarjen e shtesave për lehonat.

“Varfëria është ulur, papunësia është ulur”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij 2021-2025 është trefishuar buxhetin për ushtri e në mandatin e ardhshëm është zotuar për të ndarë mbi një miliard euro.

“Kemi filluar të blejmë për dallim nga më herët, e për dallim nga tani do të prodhojmë atë që blejmë”, ka thënë ai.

“E kemi vënë në qeverisje veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika