Kurti lut qytetarët për kursim të rrymës

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ndër të tjera Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka lutur qytetarët për kursim të rrymës.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta “racionalizojnë” konsumin e energjisë elektrike.

“Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojmë konsumin e energjisë elektrike veçanërisht gjatë orëve 18 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”. 

Tutje Kurti ka thënë se shqetësimet për mungesë të energjisë elektrike i kanë përcjell te KOSTT-i dhe KEDS-i. 

“Inaugurimi i nën-stacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave dhe sanimi i dëmit nga zjarri në nën-stacionin Prishtina 3… kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre rajoneve, rezultate presim edhe në Ferizaj”, është shprehur Kurti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika