Kurti: Majlinda është simbol i suksesit në Kosovë, kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë

"Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Republikën e Kosovës. Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë", ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur simbol të suksesit të vendit, xhudisten Majlinda Kelmendi.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, të mërkurën ishte pjesëmarrës në aktivitetin demonstrues të kampiones sonë olimpike, Majlinda Kelmendi.

Sipas tij, në palestrën e qytetit të Mitrovicës “Minatori”, e cila ishte mbushur përplot me nxënës entuziastë për të takuar Majlindën, ajo së bashku me xhudistë të tjerë demonstruan teknika profesionale të sportit të xhudos.

“Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Republikën e Kosovës. Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë”, shkroi Kurti.

“Kosova është shtet i xhudos”, shtoi më tej ai.

Sipas kreut të ekzekutivit, përmes programit të xhudos, përveç që po sigurohet zhvillimi i sportit në vend, “njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm”.

“Uroj që shumë të tjerë të ndjekin rrugën e suksesit të Majlindës, Norës dhe Distrias”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika