Kurti: Marrëveshja me Serbinë më së voni deri në pranverën e vitit 2024

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se marrëveshja me Serbinë e fokusuar në njohjen reciproke de-facto duhet të finalizohet para zgjedhjeve në SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet, para se aleatët të nisin me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian.

“Është një ndjenjë e urgjencës për të zbatuar marrëveshjen dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në një njohje të ndërsjellë de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për “Bloomberg”.

Përveç urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, Kurti ka thënë se është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Kurti ndodhet aktualisht në Slloveni për pjesëmarrje në Forumin e Bledit.

Një konfrontim i fundit ndodhi në mes të tij dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, ku Kurti ka akuzuar Serbinë për mungesë të progresit në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, ndërkohë që Bërnabiq kontestoi shtetësinë e Kosovës.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë një paneli ku morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të tjera, si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në këtë forum u përmbyllën pozicionet e dy shteteve, të cilat pritet të kthehen në tavolinën e bisedimeve shumë shpejt, pas njoftimeve nga Bashkimi Evropian se dialogu do të intensifikohet në shtator.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika