Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë ka ministër të Mbrojtjes dhe ministër të Punëve të Brendshme.
“Ne jemi një qeveri demokratike, progresiste e shpresës, ndërkohë përballemi me fqiun verior”, tha Kurti.
Kurti është shprehur se fqiu verior udhëhiqet nga presidenti që nuk i njeh krimet që ka kryer pushteti i Millosheviqit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ky president mban lidhje shumë të ngushta me Federatën Ruse, siç e pamë së fundmi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i Jashtëm serb me atë rus”, shtoi Kurti, raporton kp.
Kryeministri ka përfunduar duke thënë se kjo marrëveshje duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.
Partia për Liri dhe Drejtësi(SSP), ka theksuar se Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë në kohën kur e gjithë bota është e kërcënuar nga Moska, përveç kësaj SSP-ja ka vlerësuar se Rusia është duke përdorur rastin e Kosovës si precedent
“Me këtë lëvizje të Selakoviqit, pozicioni ynë për Kosovën është minuar dhe Serbia është izoluar edhe më shumë nga pjesa tjetër e botës, e cila mbron sovranitetin e shteteve”, thuhet në fund të njoftimit të SSP-së.
Partia për Liri dhe Drejtësi(SSP) e ka dënuar nënshkrimin e “Planit të Konsultimeve në mes të Ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë për periudhën 2023-2024”, të cilin ministri në detyrë Nikola Selakoviq e ka nënshkruara me ministrin rus Sergej Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
FM #Selakovic and FM #Lavrov of @mfa_russia
signed in New York, at #UNGA77 margins, the Plan of Consultations Between the MFA of Serbia and the MFA of Russia for 2023-2024. pic.twitter.com/340ou62Bdu— MFA Serbia 🇷🇸 (@MFASerbia) September 23, 2022
Për Partin SSP, është e çuditshme një marrëveshje tillë në kohën kur e gjithë bota është duke i parë vuajtje e popullit të Ukrainës.
“Është e pabesueshme që në një moment kur e gjithë bota po ndjek me frikë lëvizjet e Moskës që kërcënojnë paqen botërore, ndërkohë që ne kemi vëzhguar vuajtjet e përditshme të popullit ukrainas prej muajsh, ministri ynë teknik, në ditët e fundit të mandatit të tij, përfundoi një marrëveshje për zgjerimin e konsultimeve me një vend që shkel drejtpërdrejt Kartën e OKB-së dhe “që synon të aneksojë territorin e një vendi tjetër të njohur ndërkombëtarisht në territorin e tij”, thuhet në komunikatën e SSP-it.
SSP: Me nënshkrimin e marrëveshjes me rusët, qeveria shkel qëndrimin e Serbisë për Kosovën