Kurti: Masakra e Poklekut – dëshmi e gjenocidit të Serbisë, kërkojmë drejtësi për viktimat e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit për Masakrën e Poklekut në Drenas.

Nga aty, Kurti ka bërë thirrje edhe një herë nga institucionet e drejtësisë që të punojnë për viktimat e luftës.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ajo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“Këtu në Poklekun e Moqëm plagët janë të njoma, shteti serb që po zbatonte projektin serbo-madh për shfarosjen e shqiptarëve u përpoq të zhdukte gjurmët e krimit gjenocidal duke i djegur trupat e të vrarëve. Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës, është edhe thirrje për drejtësi edhe ky libër përshkohet nga kërkesa për drejtësi. Andaj, bëjmë thirrje që sistemi i drejtësisë të veprojë për drejtësi për viktimat e luftës”, ka thënë Kurti., raporton EO.

Autori Afrim Hysenaj gjatë promovimit ka thënë se botimi i librit ka qenë proces më shumë se dyvjeçar.

Ai ka ndarë kujtimet e bashkëpunimit me familjet që pësuan nga kjo masakër, Muçolli, Elshani, Carraku dhe Hoxha.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika