Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në përvjetorin e 25-të në Podujevë.
Kurti theksoi se ata na kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë sot.
“Sot familjet Bugujevci, Duriqi dhe Llugaliu ishin bashkë, por njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit, ata na kujtojnë se sa i lartë është çmimi i shtetit dhe lirisë që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe lirisë janë te gjaku te i martirëve dhe i dëshmorëve, por njëkohësisht zëri ynë do të jetë më i fuqishëm si institucional dhe qytetar për kërkim të drejtësisë. Janë vrarë shtatë gra, shtatë fëmijë”, u shpreh Kurti.
Tutje, ai ka thënë se në Serbi nuk ka pasur drejtësi për këto familje.
Me tej, kryeministri i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të bëjë më shumë në mënyrë që vrasësit e këtyre dëshmorëve të ndëshkohen.
“ Janë vrarë 7 gra dhe 7 fëmijë. Fëmijët kanë qenë prej 2-15 vjeç dhe më këtë rast është mbajtur një proces gjyqësor në Serbi, ku janë dënuar disa ushtarë të njësitit famëkeq… që kanë kryer vrasje edhe në mMasakrën e Sberenicës. Ata të dënuar maksimalisht me 10 vjet, pa u penduar, kur i kanë mbajtur 2/3 të dënimit janë liruar… Ne kemi nevojë për drejtësi institucionale në Kosovë, por edhe në rajon. Ne edhe një herë i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të bëjë më shumë në mënyrë që këta vrasës mizore të familjeve, Bogujevci, Duriqi dhe Luqaliu të ndodhën prapa grilave”, shtoi më tej Kurti.
Në mesin e atyre që u masakruan ishte edhe Saranda Bogujevci, e cila u mbijetoi 16 plumbave, para 25 vjetëve, trupi i njomë atëherë e mitur, ata pesë që shpëtuan nga kjo masakër që ishte një mrekulli e vërtetë, dhe sot ata janë dëshmitarë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.