Kurti: Masat ndaj Kosovës të largohen, bien ndesh me planin e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor

"Planin e zgjerimit e  shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. Nuk duhet të ketë përfitime nga BE e as fonde pa i përqafuar vlerat e BE-së. Masat që janë ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos me Planin e rritjes dhe qëllimit të tij. Këto masa duhet të largohen”, ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë se planin e zgjerimit të BE-së e konsideron si hap të duhur në drejtim të duhur, teksa përsëriti se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.

“Planin e zgjerimit e shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. Nuk duhet të ketë përfitime nga BE e as fonde pa i përqafuar vlerat e BE-së. Masat që janë ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos me Planin e rritjes dhe qëllimit të tij. Këto masa duhet të largohen”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë mbledhje ku do të diskutohet për përgatitjet e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, Kurti u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Shefi i ekzekutivit tha se Kosova është e gatshme për statusin e kandidatit dhe për hapjen e negociatave e kapitujve drejt anëtarësimit në BE.

“Si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian. Kosova është e gatshme jo vetëm për statusin e kandidatit, por edhe për të hap negociatat dhe kapitujt e shumë drejt anëtarësimit”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike.

“Ne kemi bërë zgjedhje, andaj agjenda e reformave evropiane në qeverinë tonë që nga fillimi i mandatit është trajtuat me shumë seriozitet. Shumë reforma e ligje e strategji janë mbyllur. Kemi zbatuar mbi 70% të reformave që kemi planifikuar së bashku me komisionin evropian ose 245 nga 341 reforma të planifikuara”, tha Kurti.

Kurti ka theksuar se javën e kaluar BE ka aprovuar Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka dy qëllime, që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të rajonit me BE dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika