Kurti: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të padrejta, e bëjnë dialogun asimetrik

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka shprehur angazhimin e tij për de-eskalim të situatës gjersa masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës i ka cilësuar si "të padrejta"

(Majtas) Emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe si rrjedhojë, e bëjnë dialogun Kosovë-Serbi asimetrik.

Gjatë pasdites të së martës, Kryeministri Kurti është takuar me emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur angazhimin e tij për de-eskalim të situatës.

“Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Kurti potencoi që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim. Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”, thuhet në njoftim.

Lidhur me çështjen e zgjedhjeve tëreja në veri të vendit, ZKM bën të ditur se Qeveria mbështetë procedurat ligjore gjersa rithekson se normalizimi me Serbinë bazohet në zbatimin e plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike.

“Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore. Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëkuptim nga pala kosovare për të ecur përpara në  tri pikat e prezantuara nga Bashkimi Evropian.

Vizita e Lajçak vjen si përpjekje për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika