Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, debatojnë për dialogun me Serbinë

"Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të"

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë ka mabjtur mbljedhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe diasporë, gjithashtu në takim kanë qenë edhe kryetarët e qendrave të organizatës së Rinisë për Vetëvendosje.

Në të këtë mbledhje bëhet e ditur se ka marrë pjesë kryeminsitrit Albin Kurti, i cili ka folur rreth aktualiteti politik në Kosovë, dhe së bashku më Kurtin të pranishmit kanë debatuar mbi ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi.

“Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama, Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti, si dhe Kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari. Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.  Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së. Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”, thuhe në njoftim.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika