Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës por që pikat e rendit të ditës nuk janë bërë të ditura

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhje të mërkurën e 26 tetorit duke filluar nga ora 10:00.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit duke mos dhënë detaje se çfarë do të diskutohet.

Kjo mbledhje po mbahet pak ditë para se të kalojë afati i vendosur nga Qeveria e Kosovës për kthimin e targave ilegale në RKS.

Ndërkaq të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

Kurti, pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Prishtinë, deklaroi se vendimi është shtyrë një herë.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më datën 1 tetor është data 1 nëntor ose më mirë të them që në vend se të jetë më 30 shtator data e fundit është 31 tetori”, ka thënë Kurti.

Kurti, theksoi se masa për kthimin e targave ilegale në ato legale, nuk është masë kundër serbëve por kjo sipas tij po bëhet vetëm për ta respektuar ligjin.

“Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos e kursyer as kohën as dijen, këto nuk janë masa kundër serbeve por janë masa për serbët. Nuk është hakmarrje, urrejtje apo inat, është zbatim i ligjit rendit, janë vendimet qeveritare të cilët nuk i diskriminojnë njerëzit por dëshirojnë ti bëjnë barabartë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri bëri të ditur se ka komunikim të vazhdueshëm me komandantin e KFOR-it dhe po ashtu me ambasadorin e Amerikës në Kosovë.

“Unë jam vazhdimësi në komunikim me ministrin e brendshëm Jam në kontakt me komandantin e KFOR, ambasadorin, state departament, ne nuk duam asnjëherë që ti befasojmë aleatët, miqtë tanë dhe partneret ndërkombëtar, ne duam ti befasojmë kriminelët të cilët nuk i ndajmë sipas përkatësisë etnike”, ka shtuar Kurti.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditë më parë gjatë vizitës së tij në Kosovë, deklaroi se ka kërkuar nga pala kosovare që vendimi të shtyhet edhe për dhjetë muaj.

Këtë kërkesë, Escobar kishte thënë se ia ka bërë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ashtu sikurse Kurti deklaroi se vendimi nuk do të shtyhet.

Kurti s’e shtyn afatin për targat, refuzon “kërkesën personale” të sekretarit Blinken





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika