Kurti mbledh ministrat

Të mërkurën e tetë shkurtit do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e tetë shkurtit i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Qeveria të hënën e mbajti mbledhjen e fundit, në formë elektronike, ku mori vendim për dërgimin e një kontigjenti të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 8 shkurtit ditë zie në Kosovë, në shenjë kujtimi dhe nderimi ndaj viktimave dhe të lënduarve nga tërmetet që ndodhën në Turqi.

“Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja”, kishte shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Osmani një vendim të tillë e ka marrë në shenjë respekti shtetëror e qytetar dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”.

Po ashtu, ka theksuar se ushtarakët e Kosovës janë në Turqi dhe të gatshëm për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika