Kurti: Me deklaratën për të zhdukurit, Serbia pranoi krimin e zhdukjes me forcë dhe hapjen e arkivave

Sipas kreut të ekzekutivit, nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës, jo veç për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm

“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as nuk vjetrohen asnjëherë. Kriminelët e luftës dhe urdhërdhënësit e tyre duhet nxjerrë para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Drejtorinë e porsathemeluar për Hetimin e Krimeve të Luftës, që në të kaluarën ka qenë në nivel sektori.

Ai veçoi rëndësinë e zbatimit të ligjit për gjykimin në mungesë si dhe Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, kryeministri theksoi se duhet shtuar angazhimi i përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

“Ai theksoi rëndësinë e adoptimit të deklaratës pёr personat e zhdukur, me të cilën pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovë. Veçoi dakordimin për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’”.

Sipas strukturës së re organizative, drejtoria parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues.

“U vlerësua struktura e re organizative e miratuar e Policisë së Kosovës, me të cilën ky sektor, që ka vepruar me gjithsej 19 zyrtarë hetues, është ngritur në nivel të drejtorisë, dhe në nivelin hierarkik dhe funksional është lidhur drejtpërdrejt me Departamentin Qendror të Hetimeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.

Sipas kreut të ekzekutivit, nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës, jo veç për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm.

Duke i falënderuar për punën dhe angazhimin, kryeministri Kurti ofroi mbështetjen e plotë për drejtorinë e re.

Po ashtu, Kurti theksoi dakordimin për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera në zbulimin e varrezave masive potenciale në territorin e Serbisë.

Në takimin e përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të emëruar së fundmi, Bashkim Spahiu, hetuesit dhe zyrtarët e kësaj drejtorie, u ritheksua zotimi i Qeverisë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

Përderisa që nga e enjtja e 11 majit do të fillojnë punën 15 hetues të rinj, procesi i rekrutimit do të vijojë deri në plotësimin e totalit të zyrtarëve të planifikuar me strukturë, pra 41 sosh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika