Kurti bën homazhe pranë varreve të Balajt e Xheladinit në 16-vjetorin e vrasjes

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Mon Balajt e Arben Xheladinit, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes në protestën e 10 shkurtit të 2007-ës të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po mbahej kundër pakos së Ahtisaarit

FOTO: RTV Dukagjini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, ka shkuar të bëjë homazhe te varri i Arben Xheladinit, ku më pas do të bëjë homazhe edhe te varri i Mon Balajt.

Ndërkaq, pritet të shkojë te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, te bulevardi, “Nënë Tereza”.

Në nder të këtij 16-vjetori, do të bëhet edhe shfaqja e dokumentarit të 10 shkurtit.

Ndryshe, 16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, kishin vrarë me plumba gome dy protestues, Mon Balajn, Arben Xheladinin dhe kishin lënë mbi 80 të plagosur.

16 vjet nga protesta e VV-së, në të cilën u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika