Kurti me kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi konstatojnë se një listë e përbashkët ndihmon për përfaqësim më të mirë

Kurti në takim me gjashtë kandidatë shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi kanë bërë një konstatim të përbashkët që një "listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këto dy ditët e fundit priti në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, “diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”.

Gjatë këtij diskutimi, ishte konstatim i përbashkët, që një listë e përbashkët “ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve”.

Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika