Kurti: Më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të ishte më mirë të kishte pozitën e kryeprokurorit sesa pozitën e kryeministrit. Kurti ka shtuar se për të ecur mbarë nëse nuk funksionon prokuroria dhe gjyqësia siç duhet “do të vonohemi shumë”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në prezantimin e buxhetit për vitin 2023 në Pejë ka komentuar edhe sistemin e drejtësisë, duke thënë se secilën ditë që po vazhdon si kryeministër mendon se më e rëndësishme do të ishte t’a kishte pozitën e kryeprokurorit.

“Por unë kryeprokuror nuk mund të bëhem, ndërsa kryeministër më keni bërë ju”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se për të ecur mbarë nëse nuk funksionon prokuroria dhe gjyqësia siç duhet “do të vonohemi shumë”.

Tutje kryeministri Kurti ka theksuar se është gjithnjë e më pak optimist që dhe në këtë “do t’ia dalim bashkë sikurse tjerat”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm para qytetarëve të Pejës, të shtunën e tre dhjetorit.

“Buxheti që u dedikohet komunave për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 100 milionë euro më shumë se sa sivjet, ndërkaq buxheti për Komunën e Pejës mbi 33 milionë euro”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Mes tjerash thuhet se Kurti ka potencuar se së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi kanë bashkëbiseduar me qytetarët duke dhënë detaje shtesë mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika