Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, në Munih ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë për të dytën ditë.
Ata diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
“Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.
Kurti ka theksuar se Kosova dhe Kroacia ndajnë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike dhe se pajtohen për historinë.