Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it në OSBE e Abbottin: Propozimi evropian, platformë solide për të ecur përpara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar para përfaqësuesve të përhershëm të QUINT-it në OSBE dhe ambasadorit britanik në Kosovë se propozimi evropian është platformë solide dhe i pranueshëm për të ecur para në dialogun me Serbinë

Pamje nga takimi, publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar para përfaqësuesve të përhershëm të QUINT-it në OSBE dhe ambasadorit britanik në Kosovë se propozimi evropian është platformë solide për të ecur para në dialogun me Serbinë.

Kurti të martën e 7 shkurtit është takuar me ambasadorët e QUINT-it në OSBE, Michael Carpenter, përfaqësuesi i Përhershëm i ShBA-së, Christine Fages, përfaqësuese e Përhershme e Francës, Gesa Braeutigam, përfaqësuese e Përhershme e Gjermanisë, Stefano Baldi, përfaqësuesi i Përhershëm i Italisë dhe Neil Bush, përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë së madhe, si dhe Nocholas Abbottin, ambasadorin britanik në Prishtinë, ku kanë diskutuar për shumë çështje.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, për të cilin Kryeministri Kurti tha se është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të QUINT-it në kuadër të fushëveprimit të OSBE-së dhe se si ky bashkëpunim mund të thellohet gjatë gjysmës së dytë të mandatit qeverisës. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e OSBE-së dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë institucioneve të Republikës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndër të tjera, në njoftim, thuhet se Kurti i ka njoftuar ambasadorët me zhvillimet e fundit në vend, punët dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, atë ekonomike e demokratike. Ndërsa, theksohet se ambasadorët i kanë vlerësuar ndryshimet pozitive në vend dhe përkushtimin e qeverisë .

Madje, ata edhe e kanë konfirmuar mbështetjen e vendeve të tyre ndaj Kosovës.

“Ambasadorët vlerësuan ndryshimet pozitive në vend dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma. Në të njëjtën kohë, konfirmuan mbështetjen e vendeve të tyre ndaj Kosovës”, theksohet në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës.

“Ai i njoftoi ambasadorët me zhvillimet e fundit në vend dhe për punën dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin ekonomik e demokratik që janë evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe atë të Bashkimit Evropian”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika