Kurti: Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë, ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se me qeverinë e tyre ushtria e vendit është më e përgatitur sepse sipas tij, ajo ka më shumë se dyfishim buxheti dhe se investimet në armatim i ka trefish më të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me qeverinë e tyre ushtria e vendit është më e fortë e më e përgatitur sepse sipas tij, ajo ka më shumë se dyfishim buxheti, investimet në armatim i ka trefish më të mëdha, në kazerma ka një mijë e 852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kanë pasur më herët.

Kurti ka thënë se në mesin e tyre janë dhe dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”.

“3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit duke përfituar kështu dije të vlefshme ushtarake. U realizuan misione bashkëzbarkimi me ushtrinë amerikane dhe atë britanike duke dëshmuar kapacitetin tonë për t’i kontribuar paqes. Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s. Në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kontribuam në trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe përgatitëm dy pako të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Kurti është shprehur se po vazhdojnë ta rrisin bashkëpunimin bilateral dhe praninë e diplomacisë ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me 15 shtete dhe akreditimit të atasheve  ushtarakë në Holandë, Slloveni dhe Kanada.

“Në konsultimet bilaterale me ShBA vendosëm prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa kemi arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë. Të vetëdijshëm se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike, përuruam Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, ka thënë tutje ai.

“Hoqëm kufizimin në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç. E lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. Së shpejti do të prezantojmë konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse që ia mundëson qytetarëve dhe organizatave të ndryshme të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave civile”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika