Kurti: Më shumë se 7 milionë dokumente të arkivës do të digjitalizohen brenda tri vjetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Për herë të parë në Kosovë është duke vazhduar digjitalizimi masiv i lëndëve të arkivës, kështu ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti.

Me anë të një postimi në “X”, Kurti ka shkruar se brenda tre viteve pritet të jenë të digjitalizuar më shumë se 7 milionë dokumente.

“Digjitalizimi masiv i lëndës arkivore është duke u zhvilluar në Kosovë, për herë të parë. Me skanerët më të avancuar, me rezolucion të lartë tashmë të vendosur, në 3 vjet, ne presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të dixhitalizuara. Në kohën tonë, arkivi dixhital është një mjet thelbësor për të ruajtur kujtesën tonë institucionale dhe kolektive, si dhe për t’i bërë ato më të aksesueshme për publikun,” shkruan Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika