Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka arritur për të marrë pjesë në ceremoninë e policëve të rënë në detyrë.
Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton nga vendi i ngjarjes bën të ditur se së bashku me Kurtin, pjesë po marrin edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe djali i të ndjerit, Enver Zymberi.
Të tjerë të pranishëm janë Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Enver Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës.