Kurti merr pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje nga Ipeshkvia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje. Kreu i ekzekutivit i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë Krishtlindje të gëzuar

Pamje të postuara nga Zyra e Kryeministrisë

Të shtunën e 24 dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje.

Kryeminsitri Kurti i ka uruar ipeshkivit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë Krishtlindje të gëzuar, në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, mori pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje. Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, Kryeministri Kurti i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë Krishtlindje të gëzuar”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Kryeministri Kurti i ka uruar besimtarët e krishterë edhe përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Të dashur bashkëqytetarë, uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka theksuar se lindja e Krishtit përcjell porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika