Kurti – ministrave: Sfidave do t’u japim përgjigjen, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit 2023 sfidave do t’u japin përgjigjen, vështirësitë do t’i kthejnë në mundësi. Sipas tij, angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, ka thënë se gjatë këtij viti sfidave do t’u japin përgjigjen, vështirësitë do t’i kthejnë në mundësi.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i qeverisë ka thënë se zelli dhe angazhimi i tyre për ta realizuar programin qeverisës nuk do të pushojë as edhe për një vit.

“Zelli dhe angazhimi ynë për të realizuar programin qeverisës nuk do të pushojë as edhe për një vit. 2023-ta do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën, vit i edukimit, shëndetit, barazisë, drejtësisë, sigurisë, mirëqenies, vit për të gjithë qytetarët. Sfidave do t’u japim përgjigjen, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi, përballjen me to do të na definojë si popull, shoqëri e shtet”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023.

Në anën tjetër, kreu i ekzekutivit ka thënë se vitin 2023 e nisën mbarë teksa përmendi premtimin e realizuar për shtesat për të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

“Kemi filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit, realizuam premtimin për shtesat për të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare kur sot në javën e dytë kemi në rend të ditës miratimin e projektligjit për investime të qëndrueshme, nëpërmjet të cilit synojmë që të mbrojmë dhe tërheqim investimet, të fuqizojmë rininë dhe gratë, e të thellojmë bashkëpunimin me mërgatën tonë”, shtoi ai.

Siç thotë Kurti, me buxhetin për këtë vit, në vitin 2023 “kemi hyrë me më shumë siguri, më shumë besim për të ardhmen që e synojmë dhe të ardhmen që e meritojmë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika