Kurti mirëpret në takim karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ekipin e Kosovës në karate, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë në Budapest të Hungarisë

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në karate, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti i ka uruar për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror, dhe u ka dëshiruar atyre suksese të mëtejme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë me rezultate e suksese të tjera.

“Sportistet falënderuan kryeministrin Kurti për pritjen dhe mbështetjen. Gjatë bashkëbisedimit ato ndanë me të përvojat e tyre nga pjesëmarrja në kampionat dhe rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale”, ka njoftuar Kryeministria.

Ky sukses vlerësohet historik, pasi është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate.

Kosova në këtë kampionat ka regjistruar katër fitore duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin dhe vetëm një humbje nga Japonia, e cila më pas arriti deri në finale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika