Kurti mirëpret pjesëmarrësit e garave ndërkombëtare të pingpongut që po zhvillohen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Ballkonin e Qeverisë ka mirëpritur sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtare që po zhvillohen në Kosovë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpritën në Ballkonin e Qeverisë, sportistë pjesëmarrës dhe zyrtarë të garës World Table Tennis (WTT) Youth Contender dhe WTT Feeder të organizuar nga Federata e Pingpongut në Kosovë.”

Kryeministri u uroi sportistëve ndërkombëtarë mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi të gjithë për rolin dhe kontributin për sportin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi, e për rininë në veçanti. Ai u dëshiroi suksese në gara e përgjatë karrierës së tyre profesionale, teksa i ftoi që të vizitojnë përsëri Kosovën.

“Këtë vit në garat e WTT Youth Contender, të cilat u zhvilluan nga 24 deri më 27 tetor, morën pjesë sportistë nga 14 shtete. Pingpongisti Imran Duraku, zuri vendin e dytë për Kosovën në kategorinë U11. Në kategoritë U15 dhe U19 fitues dolën pingpongistët nga Anglia, Belgjika, Bullgaria dhe Korea e Jugut. Mbrëmë, kryeministri Kurti ishte i pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku ndoqi nga afër finalet e kësaj gare”, thuhet në njoftim.

Nga 30 tetori deri me 1 nëntor, po në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet edhe gara e dytë ndërkombëtare e pingpongut, WTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë sportistë nga 31 shtete.

“Kjo është hera e parë që Federata e Pingpongut të Kosovës po organizon garat e WTT, që cilësohet si ngjarja më e madhe e pingpongut e organizuar ndonjëherë në vendin tonë.”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika