Kurti mohon se Vulini ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se nuk ka informacione se ish-shefi i BIA-s, serbe Aleksandër Vulin, ishte në Kosovë në ditën kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë.

“Informacionet që unë i kam, kjo s’është e vërtetë, por kushdo që ka këtë informacion le të publikojë e të na tregojë”, ka thënë Kurti.

Më tutje, kryeministri Kurti ka thënë se si qeveri e kanë kryer obligimin e tyre, pasi nuk kanë raport më të mirë se ai i konferencës të së shtunës për atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, por, sipas tij, tani radhën e ka prokuroria që të ngrejë aktakuzë për rastin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Do të duhej që prokuroria e shtetit të bëjë njoftim më të hollësishëm dhe të ngritë aktakuza. Unë e kam shprehur dhe të shtunën pakënaqësinë time me informacionin e shumtë edhe hetimet e vazhdueshme që janë bërë për vitin e kaluar që ishte viti i barrikadave dhe llogoreve paramilitare, dhe për këtë, viti ishte i sulmeve të grupeve paramilitare”, ka thënë Kurti.

Ditë më parë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ka deklaruar se Vulini ka qenë prezent në Kosovë në ditën kur u sulmua Policia e Kosovës në Banjskë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika