Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë, me moton “T’du qashtu qysh je!”, që u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile CSGD dhe CEL.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues diplomatikë, anëtarë të shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë, Kurti tha se në fillimin e Javës së Krenarisë, liria për të dashuruar është e drejtë universale, duke e quajtur dashurinë një lloj kushti të lirisë.
Sipas tij, të lashtët e kuptonin Dashurinë si një lidhje ndërmjet shpirtrave, e cila shkon përtej botës fizike.
“Ata i jepnin rëndësi jo vetëm në lidhje romantike, por edhe në lidhje të kultivuara me prindërit, fqinjët, të panjohurit dhe hyjnitë. Java e Krenarisë ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovë, përmes aktivitetet të ndryshme”, tha Kurti.
Java e Krenarisë ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovë, përmes aktivitetet të ndryshme.