Kurti: Mos kërkoni të flas për deklaratat e mia të vitit 2010

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga moderatori i “Debat Plus”, të mos kërkojë nga ai të flasë për deklaratat e vitit 2010.

Kurti e kishte fjalën për deklaratat kur thoshte se nuk duhet që Kosova të shkojë në dialog me Serbinë pa kërkuar falje.

Tutje, ai e quajti obsesion kërkesën e moderatorit Ermal Panduri për të folur për të kaluarën.

Kurti tha se Marrëveshja e Ohrit nuk është e shkëlqyeshme, por nuk e cenon të ardhmen e Kosovës.

“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo që është e vlefshme, nuk na e cenon fare mundësinë për të ecur përpara. Marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem, tavanin e ulët dhe nuk ngriheshim dot. Mos kërkoni prej meje të flas për veten time të vitit 2010. Flasim edhe për 2005, por cili është kuptimi, çfarë është ky obsesion”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika