Kurti: Të mos heroizohet Faton Hajrizi, patriot në Kosovë është Afrim Bunjaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti/ Mbledhje e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit, shtetasi kosovar, i cili dyshohet se u vra në Serbi të premten e 19 korrikut.

Kurti ka bërë thirrje për hetim vendor e ndërkombëtar për këtë rast, që nga ikja e
Hajrizit drejt Serbisë, deri në vrasjen e raportuar të tij.

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit e po ashtu heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë. E përsëris thirrjen te organet përgjegjëse për zbardhjen e këtyre rasteve”, ka deklaruar Kurti.

Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Kurti kritikon prokurorinë: Qe 10 muaj s’ka ende aktakuzë ndaj Radoiçiqit e grupit të tij ndërsa për afro 10 orë e ftuan ministren Haxhiu për intervistim

Kurti ka kritikuar prokurorinë që ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit e grupit të tij, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, ka theksuar Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të hënën edhe të martën është intervistuar nga hetuesit, të cilët kanë qenë të autorizuar nga prokurori special për dy deklarata të saj, njërën për prokurorët e gjyqtarët, si dhe për rastin e arratisjeve e disa të burgosurve.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika