Kurti: Moti nuk kemi parë dhe shijuar ndeshje më të bukur

Pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës Veriore me rezultat 3:2, kryeministri Albin Kurti është shprehur se është mjaft i gëzuar për këtë rezultat, sipas tij politika duhet ta marrë shembull sportin

Si rrallë herë kryeministri Albin Kurti është pa i lumtur në publik. Kurti iu gëzua shumë fitores së kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2.

Kjo u pa edhe në këtë foto, ku Kurti shihet krah Agim Ademit, që është kryetar i FFK-së dhe ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Shefi i ekzëkutivit që ka komente interesante për cdo fushë, ka komentuar edhe paraqitjen e futbollistëve të Republikës së Kosovës. Atij mbresa i kanë lënë preciziteti në pasime.

“Ndeshje më të bukur unë moti nuk kam parë, më vjen keq për të gjithë ata shikues që nuk kanë mundur të jenë këtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç ishim ne. Kjo ndeshje e reflekton zellin e jashtëzakonshëm, të lojtarëve tanë, po ashtu edhe një precizitet të paparë në pasime, një lloj vetëbesimi që duhet ta mbajnë në secilën lojë në vijim. Kur kësaj i shtohet fakti se fitorja e sotme është realizuar pikërisht në 4 vjetorin kur u nda nga jeta legjenda jonë Fadil Vokrri, mund të themi që përveç që nuk kemi pa moti ndeshje më të bukur edhe nuk kemi shijuar moti një fitore kaq të këndshme”

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, gjatë festimit të kalimit në epërsi të kombëtares së Kosovës

I pyetur se kush po e kryen punën më mirë Qeveria apo përfaqësuesja e Kosovës, Kurti tha se të dyja po punojnë si duhet.

Sipas tij, politika duhet t’i ndjekë hapat e futbollit.

“Të dyja, të dyja janë shumë mirë, por një këso fitore, pas një ndeshje përplot ankth, ne politika duhet ta ndjekim futbollin sepse ka nisur të na prijë”, u shpreh Kurti.

Në ndeshjen e së enjtes, Kosova fitoi ndaj Irlandës Veriore me rezultate të ngushtë 3:2.

Fitorja e kombëtares së Kosovës, vjen pikërisht në katër vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Kosovar, Fadil Vokrri.

Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në UEFA dhe FIFA.

Mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018, ndërsa po ushtronte në palestër, Vokrri kishte pësuar një sulm në zemër ku si pasojë e kësaj ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

Lamtumira e fundit Vokrrit i është dhënë me nderimet më të larta shtetërore të nesërmen, më 10 qershor, ndërsa ajo ditë ishte shpallur ditë zie kombëtare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika