Kurti: Mungesa e sundimit të ligjit – kërcënim për të gjithë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 24.08.2022





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se deri të mërkurën e nëntë nëntorit, janë shqiptuar 1012 vërejtje, asnjë incident dhe asnjë ankesë.

Ai ka theksuar se mungesa e sundimit të ligjit është një kërcënim për të gjithë, me të cilin sipas tij aktualisht më së shumti po ballafaqohen qytetarët serbë të Kosovës në katër komunar veriore.

“Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga banda e individë kriminalë janë vetë dëshmia se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen në to. 1012 vërejtje janë shënuar deri sot në mëngjes, asnjë incident, asnjë ankesë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, problem i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që kanë problem ligjin.

Sa i përket braktisjes së institucioneve të Kosovës, kreu i ekzekutivit ka potencuar se ata që po urdhërojnë këto tërheqje janë ata që u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit në vend.

“Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të sigurisë dhe paqes, që të mos bojkotohen dhe braktisen institucionet. Bëj thirrje edhe një herë që të mos bojkotohen e të mos braktisen institucionet e Kosovës”.

Kurti fjalën e tij e përmbylli duke falënderuar komunitetin serb për pjekurinë e treguar për ruajtje të rendit e paqes.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika