Kurti: Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së 115-të të Qeverisë ka thënë se kanë ndarë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mbledhjen e 115-të të Qeverisë kanë ndarë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6, në të cilën përfshihet mbështetja e likuiditetit familjar.

Kurti ka thënë se kanë ndarë 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4, në të cilën përfshihet mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se kanë miratuar projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta  efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika