Kurti në Berlin: NATO-ja dhe KiE, shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Kryeministri Albin Kurti, në një ngjarje të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë në Berlin për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës, ka theksuar rëndësinë e NATO-s dhe të Këshillit të Evropës si shtylla të paqes demokratike në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mban fjalim në ngjarjen e organizuar nga SPD, për shënim të 75- vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, në Berlin për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në fjalën e tij, Kurti ka rikujtuar se 75 vjet më parë, në prill të vitit 1949, u krijuan dy institucione që kanë transformuar historinë evropiane, NATO dhe Këshilli i Evropës, të cilat i ka cilësuar si shtyllat e paqes demokratike në Evropë.

Ai ka përmendur përjetimet e qytetarëve tanë në luftën për çlirim dhe pavarësi, e për të cilët lidhja me këto institucione perëndimore e demokratike ishte dhe që atëherë mbështetje për t’u ikur tmerreve të kohës.

Duke nënvizuar se vendi ynë aspiron dhe punon për anëtarësimin në NATO e Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka thënë se hapi i parë për bashkimin me demokracitë evropiane është anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“75 vjet nga krijimi i Këshillit të Evropës, 25 vjet që kur NATO, përfshirë Gjermaninë, shkoi në luftë për të mbrojtur dhe shpëtuar qytetarët e Kosovës nga tmerret e masakrave, vrasjeve, përdhunimeve dhe dëbimeve masive. 2024 është viti i duhur që demokracia e fundit në Evropë që nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës t’i bashkohet asaj”, ka deklaruar Kurti.

Në vijim, ai ka folur edhe rreth përkushtimit të vendit për vlerat e parimet demokratike, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut e vëmendjen ndaj nevojave të komuniteteve joshumicë.

Mes të tjerash, Kurti ka theksuar se në këto tri vjet qeverisje, kanë dëshmuar se zhvillimi socio-ekonomik dhe progresi demokratik shkojnë krah për krah.

Kryeministri u ka bërë thirrje miqve gjermanë që ta mbështesin vendin tonë edhe në këtë hap të fundit të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, si vendi i 47-të anëtar.

Në fund, ai ka falënderuar Bundestagun dhe SPD-në për mikpritjen, interesin, mbështetjen dhe rolin kyç demokratizimin e Evropës dhe për ndihmën e vazhdueshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika