Kurti: Në betejën për rend dhe ligj, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në betejën e Kosovës për rend dhe ligj, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

Kurti i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjak,u kanë vizituar familjen e tij për t’i shprehur ngushëllime.

“Pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe, por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim kundër kriminelëve dhe terroristë të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do te ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës. Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën dhe angazhimin, por edhe sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika