Kurti në BIK: Kjo festë kujton rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në nder të festës së Kurban Bajramit ka vizituar kryemyftiun e vendit, Naim Tërnava në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Ai i shoqëruar nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i shëndetësisë Arben Vitia, ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Ejup Maqedonci, ministri i kulturës, rinisë dhe sportit Hajrulla Ceku, uroi të gjithë besimtarët e fesë islame për Kurban Bajramin dhe duke theksuar se kjo festë kujton rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë.

Në mesazhin e tij, Kurti ka thënë se shoqëria në komb duhet të jetë bashkë me njëri- tjetrin.

“E falënderoj nga zemra myftiun e bashkësisë islame të Kosoves, Naim Tërnavën për këtë mikëpritje të ngrohtë, ua uroj edhe njëherë Kurban Bajramin edhe kolegëve të tij e të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e rikujton edhe rëndësinë e sakrificës mbi të gjitha rëndesinë e gadishmerisë. Kurban Bajrami është festë të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërt, miqët, fqinjët e gjithashtu edhe me ata që janë të varfer e nevojtarë, e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu e falendëroi edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Tërnava për rolin e tij tradicional dhe historik që ka luajtur për të mirën e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika