Kurti në Bruksel, kërkon heqjen e masave dhe statusin e vendit kandidat

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në drekën e ftuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit, ku në fokus ishte diskutimi i fondeve 6 miliardëshe nga Plani i Rritjes. Pos, kësaj çështjeje, Kurti ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Radhazi një nga një, Ursula von der Leyen po i pret në Bruksel liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian në fillim të mandatit të saj të dytë, është nikoqire e takimit me liderët ballkanas, në mesin e të cilëve është edhe kryeministri Albin Kurti.

Para se të shkojnë në sallën e takimit për të diskutuar agjendën e reformave në shtetet që përfaqësojnë, nikoqirja kujdeset t’i bëjë bashkë liderët për fotografinë e zakonshme familjare.

Pjesë e takimit ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Detaje të diskutimeve nuk janë dhënë, pos disave të përgjithshme në platformën “X” nga Von der Leyen.

“Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo për të cilën po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre më pranë nesh me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë euro për rajonin,” ka shkruar Von der Leyen.

Fokusi kryesor ka qenë në agjendat e reformave që gjashtëshja ballkanike i ka dorëzuar Brukselit.

Ato janë të domosdoshme për vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në BE, në mënyrë që të kenë qasje në fondin miliardësh përmes projekteve të ndryshme.

Sa i përket këtij plani, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar sipas tij, përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Por, Kurti sipas njoftimit nga Qeveria, ka adresuar në takim edhe disa kërkesa për tema të tjera, në mesin e të cilave edhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“(Kryeministri Kurti) Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Nga Plani i Rritjes, Kosovës i takojnë afro 900 milionë euro, kurse Serbisë rreth 1 miliardë.

Por, dy shtetet kanë një kusht më shumë, i cili ka bëjë me kërkesën për avancim në normalizimin e raporteve me njëra-tjetrën.

Në qershor të këtij viti, Von der Leyen fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian.

Ajo ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionere për Zgjerim, e cila do të merret edhe me raportet e BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika