Kurti: Në Bruksel propozova plan të sekuencimit, Vuçiq dhe Lajçak reaguan njëjtë me shpërfillje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi i fundit trilateral në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Kurti tha se në atë takim e kishte propozuar një plan të sekuencimit ku përfshihet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, të secilit nen.

Sipas tij, me të parë propozimin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe Mirosllav Lajcak kanë vepruar njëjtë me shpërfillje të koordinuar.

“Në takimin e dytë atë trilateral, me pjesëmarrjen e Vuciq, u ekspozova përball një skenari, të cilin duket se Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova palëve një plan të sekuencimit të punuar nga Kosova, i cili është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë, edhe pse Bislimi i ka propozuar në katër muajt e kaluar edhe dy plane të sekuencimit që janë refuzuar. Vuciq dhe Lajcak reaguan me të njëjtin mendim dhe të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është jorealist dhe rruga e vetme përpara është zbatimi i paskuencuar i pikës së negocimit të një Asociaiconi të Komuanve”, tha ai.

Tutje, Kurti tha se e ka shtruar pyetjen se cila pikë nuk është përfshirë në planin e sekuencimit të propozuar nga ai, por që sipas tij, nuk ka marrë përgjigje.

Ai bëri të ditur se ka kërkuar ta shohë një plan të sekuencimit të propozuar nga Serbia, por që të njëjtin ia kanë dhënë pasi ka përfunduar takimi.

“Ua shtrova një pyetje bazike, nëse po e refuzoni, atëherë më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjë plan të sekuencimit, Lajcak tha po, Serbia tha po ashtu po. Insistova ta shoh atë dokument, propozimin tim e kishin para vetes, kurse atë dokument nuk ma dhanë. Më vonë m’u soll një dokument pas përfundimit të takimit, m’u tha që është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika