Kurti në darkë me Vuçiq dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që nga ora 19:45 janë në një darkë jo formale të shtruar nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Kurti ka folur për RTK-në para darkës së shtruar nga kancelari gjerman për treshen, dhe se ajo po mbahet në periferi të kryeqytetit gjerman, Berlin.

Kryeministri Kurti, ka thënë se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e që e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

Nga ana tjetër, presidneti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar edhe foto para darkës, duke shtuar se “Faleminderit nikoqirëve për organizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Kurse, emisari i BE-së ka postuar në rrjetin social Twitter një foto nga darka me Kurtin dhe Vuçiq, duke shkruar “Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale për diskutim rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin”.

”Faleminderit qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në Evropë janë të brengosur sipas Kurtit pasi që Serbia nuk është rreshtuar krah Bashkimit Evropian, NATO-s dhe SHBA-ve duke vënë sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit të saj në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika