Kurti në drekë me ambasadorët e akredituar të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë si mysafir nderi në drekën e ftuar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku është takuar edhe me ambasadorë të akredituar të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Kryeministria në një komunikatë për media, njoftoi se Kurti ka folur për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën.

“Në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti falënderoi të gjithë ambasadorët për siç thotë ai bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.

Ndërkaq, në takimin e presidentes Osmani me krerët e partive politike, ai nuk mori pjesë ndonëse ishte i ftuar.

Qeveria ka thënë se arsye e mungesës së tij ishte takimi me ambasadorët, teksa Osmani u shpreh se nuk ka marrë përgjigje nga ai duke thënë se “Një përgjigje që e kam pasë pak ma herët është që nuk është në Kosovë, mirëpo qenka”.

“Unë i ftoj një herë në katër vjet për zgjedhje të rregullta. Nuk është se shpesh fton presidentja për takime për tema të tilla të interesit nacional, mirëpo secili kryetar i partisë i cakton prioritetet e veta. Kështu që kryeministri ka përcaktu prioritet tjetër. Këtë përgjigje jua paska dhënë juve [gazetares], ne nuk e kemi. Një përgjigje që e kam pasë pak ma herët është që nuk është në Kosovë, mirëpo qenka”, ka deklaruar Osmani.

Osmani: Kurti ma konfirmoi se data ishte në rregull për të, mund ta pyesni pse mungoi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika