Kurti në Greqi diskuton me Lajçakun për uljen e tensioneve: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se gjatë qëndrimit të sotëm në Greqi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se gjatë qëndrimit të sotëm në Greqi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti thotë se kanë pasur një bisedë të gjatë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.

“Patëm një bisedë të gjatë me EUSR-në @MiroslavLajcak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë që kryeministri Kurti sot nuk morri pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryeministri Rama, ku ishin të ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, arsyeja e mos-pjesëmarrjes së Kurtit në këtë takim ishte që kryeministri muaj më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, kishte thënë Kryeziu.

 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika