Pas gati 3 javësh vizite në SHBA, vizita e radhës disaditore e kryeministrit Albin Kurti, tani në shtetin e Greqisë, është kritikuar ashpër nga opozita e analistë politik.
Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ai aktualisht nuk është duke qeverisur me vendin, derisa ka përmendur se në 3 muajt e fundit, 45 ditë i ka kaluar jashtë vendit.

“Kurti, gjatë qëndrimit në Greqi, ka marrë pjesë në dy ngjarje, një të organizuar nga “The Economist” dhe në Simpoziumin Symi”.
“Por këto vizita të shpeshta të tij jashtë shtetit dhe të këtij formati të cilat po zgjasin edhe më javë, po i shohin të pakuptimta njohësit e çështjeve politike”, ka thënë Çitaku.
Sipas Artan Muhaxherit, nuk ka asnjë lider ndërkombëtare që bënë vizita kaq të gjata dhe pa një përfitim shtetërore.

“Ai po dëshiron të tregoj një imazh ndryshe por po e bonë në mënyrë negative. Qasja e tij është e gabuar. Në këtë kriz të jashtzakonshme ekonomike që gjendet Kosova, Kryeministri duhet se cilën atom të tij t’ja dedikoj tentimeve për të dal nga kjo krizë,mënyre alternative për të ndryshuar pozitiv, ndërsa për konferenca filozofike nuk besoj që është e logjikshme të harxhoj kohë e energji ashtu siq po bënë aktualisht Kryeministri Kurti”, është shprehur Muhaxheri.
Vizitat e stërzgjatura, si taktika të gabuara i konsideron edhe analisti tjetër Arbnor Sadiku, sipas të cilit, Kurti po e ngatërron pozitën e shefit të Qeverisë dhe liderit të një partie.

“ Kjo është një praktik e gabuar. Dallimi është i madhe sa ishte si kryetar i Vetëvendosjes dhe të jeshë shef i Qeverisë, pasi të qenurit Kryeministër i vendit nënkupton të kesh shumë detyra e sfida siç janë tash rrita e rasteve më Covid dhe problemet ekonomike. Të qëndruarit në një vizite zyrtare në një konferencë ndërkombëtare më shumë do të mund të ishte dy deri në tri ditë. Është koha e fundit që kryeministri Kurti të kursej edhe Kosovën edhe vetën në këto vizita”, ka shtuar Sadiku.
Për kritikat për qëndrimin e gjatë por edhe dilemave për shpenzimet e qëndrimit atje, ka reaguar përmes një postimi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit. Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka theksuar Kryeziu.
Opozita dhe analistë, kishin kritikuar edhe vizitën 18 ditore të kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e realizuar gjatë muajit maj.