Kurti në hapje të mbledhjes së përbashkët: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar

Mblehdja e tetë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë takimit të dy qeverive ka thënë se për aq kohë sa nuk ekzistojnë probleme politike, suksesi mes dy vendeve është i garantuar.

Gjatë takimit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, Kurti ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe më intensiv.

“Marëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë se kur nuk ekzistojnë probleme te pazgjidhura politike, suksesi i mardhënieve në fushat e tjera është i garantuar. Njëherësh, është dëshmi që bashkëpunimi dhe integrimi në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjedhur problemet politike ne fillim e jo në fund”, ka thënë Kurti.

Mbledhja e dy qeverive

Mes të tjerash, Kurti ka thënë se shqiptarët nuk kanë jetuar ndonjëherë më mirë sesa sot, mirëpo me një gjë të tillë, nuk duhet mjaftuar.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes dy vendeve u ka lehtësuar jetën shqiptarëve duke përfshirë njohjen e diplomave, lehtësimin e vendqëndrimit dhe të tjera.

Rritje e shkëmbimit tregtar

Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se puna intensive me Qeverinë e Kosovës ka bërë që volumi i shkëmbimeve tregtare të rritet në 433 milionë euro. Njëherësh, ai ka përmendur edhe 1200 bizneset kosovare në Kosovë, pjesë më e madhe e të cilave tashmë janë të pronësuara.

“Besoj që kryeministri është dakord me mua që është e pajustifkueshme që të kemi probleme  të natyrës që kemi pasur vitet e tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrollave të makinave që vinin drejt Shqiperisë.

Një rezultat i përbashkët i të dy qeverive i vlerësuar nga dy qeveritë është krijimi i enciklopedisë shqiptare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika